Deputeti Alizoti: Berisha ikën si kryetar nëse dikush nga…

Deputeti PD-së Tomorr Alizoti, i ftuar në Top Story e cilësoi Partinë Demokratike si partinë më të lirë në Shqipëri, ndërsa shtoi se Berisha ikën nga pushteti veç nëse dikush brenda partisë e sfidon.

Alizoti: Unë vij nga lindja, ku u prodhua një enverist. PD është partia më e lirë në Shqipëri, se partia tjetër i merr nën hetim pse nuk i kanë bërë like.

Robert Rakipllari: Një parti e lirë po pa të ardhme. Sot kishim këtë ngjarje që bënë një akt politik dhe erdhën aty ku e kishin lënë dhe bënë mirë që erdhën, por problemi është që ardhja e tyre a e zgjidh problemin, që kryetari i indinjuar është nën grata.

Alizoti: Unë besoj të realiteti politik, Berisha nuk vendosi për t’u tërhequr, por unë mendoj që duhet ta jepte. Të thuash sot pas 30 vjetësh, njerëzit që ishin ministra dhe që rregulluan jetën e tyre e të thonë që Berisha ishte pjesë e partisë së punës, kjo është pa moral. Nuk është faj i i Berishës është faji i këtyre të rinjve që nuk prodhuan diçka tjetër më shumë se Berisha. Në këtë lojë të madhe politike, askush nuk arriti ta sfidojë.

Rakipllari: Ai nuk iku asnjëherë.

Alizoti: Ore dil sfidoje, nuk ikin këta. Në realitetin politik ikën nëse dikush e mund në garë Berishën, brenda partisë.

Rakipllari: Ka dy minuse të mëdha, është non grata nga SHBA dhe nuk ka fituar në 30 vite.

SHKARKO APP