Deputeti Andi Përmeti: “Bëhuni pak ‘Ditmirë’ për dinjitetin tuaj”

Deputeti i opozitës së re, Andi Përmeti, i ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë ndryshimet në sistemin zgjedhor, ndërsa tha se në të kundërt, ata do të zëvendësohen nga Rama “me kriminelë”.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Përmeti u shpreh se Rama po përgatit skenarin e 2013-ës, ndërsa i kërkoi deputetëve të bëhen “pak Ditmirë për dinjitetin tuaj”, duke iu referuar ish-ministrit, Ditmir Bushati.

Guxoni të votoni për ndryshimet në sistemin zgjedhor. Nëse ja lini 100% në dorë Ramës bërjen e listës kam frikë se 50% e juaja do mungojë në parlamentin e ardhshëm. Edi Rama po përgatit skenarin e 2013, për tju zëvendësuar me kriminelë.

Ata ishin deputetë të mirë, por disa për vrasje, disa për përdhunim e disa për trafik droge. Rama po përgatit me ligj ndryshimin e emrit të tyre, do të quhen biznesmenë të ndershëm të kanabisit. Guxoni dhe jini pak Ditmirë për dinjitetin tuaj“, tha Përmeti.

SHKARKO APP