Deputeti Çuçi debat me ministrin Lamallari për agjencinë e re: Absolutisht këto që thoni ju s’janë të vërteta

Mbledhja e Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, nxori në pah përplasjen e kryetarit të Komisonit, deputeti i PS-së Bledi Çuçi me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, pasi ky i fundit paraqiti detaje nga projektligji për krijimin e një agjencie të re, për mbikëqyrjen e sistemit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Ministri i Drejtësisë, argumentoi se duke qenë se mban përgjegjësi politike për burgjet, duhet të ketë rol në emërimin e drejtorit të agjencisë. Çuçi kundërshtoi argumentin e Ministrisë së Drejtësisë se ndryshimet e propozuara do të zbehnin fuqinë apo kontrollin e ministrit mbi agjencinë, duke i konsideruar argumentet si jo të vërteta.

Debati në komision

Bledi Çuçi: E vetmja gjë që nuk është rakorduar dhe që nga këshilltarët e Kuvendit dhe komisionit më është thënë në lidhje me rakordimin është thjesht mënyra e emërimit të drejtorit të agjencisë. Të tjerat janë të gjitha të ezauruara, se u la përshtypja sikur ju nuk pranoni asnjë nga sugjerimet e variantit të konsoliduar. Pra, përveç faktit se si emërohet drejtori, për të tjerat jeni dakord ju si ministër me variantin që është rënë dakord me përfaqësuesit tuaj të Ministrisë së Drejtësisë, apo jo?

Swiss Digital Desktop Reklama

Besfort Lamallari: Po deri në këtë moment që diskutuam jemi dakord, pa përfshirë pjesën e emërimit, dhe ky ka qenë qëndrimi i përfaqësuesve të ministrit në grupin e punës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bledi Çuçi: Ju sollët si argument që bie fuqia e kontrollit të ministrit, apo e përgjegjësisë që ka ministri në lidhje me agjencinë, absolutisht nuk është e vërtetë sepse këtë fuqi ia jep ligji, dhe piramida që është ngritur padiskutim, që nga punonjësi më i ulët i nivelit të burgjeve deri tek ministri dhe nuk e jep fuqinë mënyra si emërtohet drejtuesi, por fuqinë ia jep seti i kompetencave që ka gjithsecili sipas hierarkisë në sistemin e Ministrisë së Drejtësisë. Përgjegjësinë politike që ka ministri e ushtron 100 për qind në bazë të ligjit dhe akteve ligjore dhe nënligjore që ka në dispozicion, por e vetmja gjë është që të unifikojmë të gjitha sistemet e emërtesave të agjencive të kësaj natyre në Republikën e Shqipërisë. Nuk mund të ketë drejtues institucioni që të emërohet pa patur një propozues për organin e emërtesës dhe binomi ministër-kryeministër, është binomi më i mirë dhe filtrin e drejtuesit të agjencisë e bën ministri, ai që propozon, ai është filtri i personit që do emërohet si drejtues institucioni.

Besfort Lamallari: Ndërhyrja ime ishte vetëm për efekt të transparencës. Grup i punës që përfaqëson Ministrinë e Drejtësisë nuk ka shprehur dakordësi për këtë gjë, duke i qëndruar argumenteve që kanë përcjellë, duke marrë në referencë edhe ligje të tjera që janë në fuqi sot. Qëndrimi i përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë rikonfirmon qëndrimin e Këshillit të Ministrave që ka shqyrtuar më herët këtë akt, dhe i qëndron këtij versioni. Qëndrimi i qeverisë është i njëjtë si dje kur është përcjellë drafti, si sot që unë po e mbroj këtu.

Bledi Çuçi: Ka agjenci të tëra që janë në emërtesë o me kryeministrin o me Këshillin e Ministrave. Por në rastin konkret ka rëndësi standardi, duhet të çojmë drejt standardit edhe ato që janë jashtë standardit, jo të zhbëjmë standardin. Por meraku që ju keni që zbehet fuqia apo kontrolli, apo përgjegjësia që ka mbi agjencinë forca e ministrit nuk qëndron.

Besfort Lamallari: Nuk është ky meraku i Ministrisë së Drejtësisë. Ky është meraku i qeverisë, qeveria ka shprehur këtë standard dhe s’ka ndryshim mes dje apo sot. Kushdo që ka qenë apo do jetë ministër Drejtësisë, qeveria ka shprehur se ky duhet të jetë atribut i ministrit të Drejtësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?