Deputeti demokrat: Zonja Açka pa e kuptuar bëri rolin e Erion Braçes

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri ka komentuar debatet në Komisionin e Medias mes Gazment Bardhit dhe Flutura Açkës dhe tha se kjo e fundit bëri rolin e Erion Braçes.

“Sot, pa e kuptuar, vendosi të bënte edhe punën, edhe rolin e Erion Braçes. Nuk ishte e pëlqyeshme ajo që ndodhi, por Bardhi dhe Noka janë aty për mohimin e ngritjes së komisioneve hetimore, për vrasjen e rolit të opozitës në Parlament dhe prandaj do të vazhdojmë të jemi aty për të mos lejuar mbajtjen e aktiviteteve parlamentare, derisa t’i kthehen të drejtat opozitës”, deklaroi Xhaferi.

SHKARKO APP