Deputeti Fatmir Xhafaj bën oponencë të fortë projektligjit të qeverisë, mbrojtur nga ministrja Elisa Spiropali. PD-ja heshti!

Burime brenda komisionit parlamentar të ligjeve thonë për KOHA JONE se ish-ministri i brendshëm dhe hartuesi kryesor i Reformës në Drejtësi (sëbashku me SHBA dhe BE), zoti Fatmir Xhafaj ka qenë sot oponent i fortë ndaj një projektligji të sjellë nga qeveria. Bile argumentat e tij bindën të gjithë anëtarët e komisionit, por në fund vendosi urdheri politik nga kryeministria.

Projektligji u miratua në parim vetëm me votat e maxhorancës. Ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte kundër formës se si ishte formulaur ky projektligj që i hap rrugë një superpushteti mbi qeverinë e cila nuk jep llogari në parlament, por vetëm te Edi Rama.

Pra një Agjensi e re që synohet të krijohet me ligj do të kontrollojë gjithçka. Dhe emri i drejtorit të kësaj Agjensie ose “Supër Agjensie” duket i paracaktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmir Xhafaj i vuri në dukje ministres Spiropali mangësitë që kishte projektligji, duke theksuar se ai nuk përcaktohen kompetencat dhe tejkalon objektin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ajo që të bën përshtypje është se PD hesht dhe nuk flet.

DEBATI NE KOMISION:
Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali: Projektligji do sjellë një rregullim të imtësishëm të marrëdhënieve të agjencisë me subjektet e interesuara dhe organet e tjera publike. Risia që sjell projektakti është fakti që e ngre në një nivel më të lartë kuadrin normativ, duke e rregulluar atë në nivel ligjor. Risi tjetër është vendosja e agjencisë në ndërmjetës publik ndërmjet organit administrativ dhe subjektit të interesuar për realizimin e të drejtave të këtij të fundit. Pa përjashtuar mjetet e tjera ligjore. Një tjetër element i rëndësishëm është profilizim me seksione të veçanta për secilin aspekt të veprimtarisë së agjencisë. Risi është parashikimi i mjeteve dhe mekanizmave shtrëngues për garantimin e zbatimit të akteve të agjencisë. Një vend të posaçëm zënë dispozitat për kundërvajtjet, sanksionet administrative dhe inspektimet.

Fatmir Xhafaj: Projektligji në thelb ka qëllim të mirë dhe duhet mbështetur. Por, ligji vetë shkon përtej dhe nuk është i shkruar mirë, është i shkruar keq. Edhe relacioni është shumë i thatë, jo argumentues për qëllimet që ka pasur nisma vetë. Ministrja bëri një prezantim të mirë dhe sqaroi disa momente të rëndësishme. Por unë ende kam disa paqartësi dhe dua të shtroj disa pyetje. Relacioni flet për riorganizim të agjencisë.

Cili është statusi aktual i agjencisë në administratën shtetërore? Cilat janë disa nga arritjet dhe problematikat e konstatuara të kësaj strukture? Cilat janë arsyet pra që ndikojnë këto për ta ngritur në forcën e ligjit? Sa qytetarë i janë drejtuar kësaj agjencie në këto vite? Sa i janë drejtuar administratës me letra e takime fizike, dhe si është ky raport dhe me këtë ligj sa të sigurt jemi se do i ti harmonizojmë këto të dyja sepse ligji se jep të qartë. Agjencia e sjell në këtë formë ligjore nuk arrijmë ta kuptojmë çfarë statusi dhe pozicioni ka në strukturën e administratës shtetërore. Ku hyn agjencia në strukturën e administratës shtetërore dhe është institucion varësie apo agjenci autonome? Sa i përmbush kriteret e këtij ligji kuadër, pikërisht pozicionimin në një nga tipologjitë. Apo kemi një tipologji të veçantë. Neni 3 i ligjit 90 për administratën, ka qartësuar parimet e administratës shtetërore, e funksionimit. Si përthyen këto në frymën e organizimit të agjencisë. Projektligji rregullon gjithçka për të tretë, por tregon shumë pak dhe për afatet e veta të agjencisë. Flasim shumë pak për vetë agjencinë. Shikojeni me kujdes nenin 32. Është parashikuar drejtori i Përgjithshëm, cilat janë kriteret dhe kush është drejtuesi, me çfarë përgjegjësish. Kush është struktura tjetër mbështetëse, si është e organizuar? Po të shohim statusin e punonjësve, përjashto nenin 38 germa “e” asgjë nuk thuhet. Nuk jepet asnjë kriter në ligj, përvoja. Ngremë një armatë kontrollorësh, por nuk themi fare si i rekrutojmë. Me kod pune i ndihmon apo i penalizon? U tha se agjencia është për ofrimin e shërbimeve publike. Agjencia nuk ofron shërbime, por administrata, ndërsa agjencia është kontrolluese. Mesa shoh unë agjencia tejkalon objektet dhe rolin e saj atë që parashtroni. Ndërkohë, nuk e kuptoj se përse duhet të ketë flamur?- theksoi Fatmir Xhafaj.

Ish-ministri brendshëm mori në zgjedhjet e fundit parlamentare vota si individ, pasi PS-ja e la në fund të listës, por natyrisht që nga socialistët e thjeshtë mori votat që e bënë deputet.

Me sa duket deputeti Xhafaj do të jetë oponenca e qeverisë, duke e kaluar në sitë gjithçka, pasi kështu i bën mirë mazhorancës, kur nuk kemi opozitë politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?