Deputeti gjerman: Shqipëria në rrugë të mirë, por duhet të bindni gjithë Europën
Deputeti i Bundestagut gjerman Nikolas Löbel i bëri thirrje politikës shqiptare se nuk mjafton që të bindet vetëm Gjermania, por e gjithë Europa.
“Evropa është një bindje dhe për të krijuar këtë bindje nuk duhet bindur vetëm Gjermania, por të gjitha vendet e BE dhe për këtë është krijuar një plan kohor që në pranverën e 2019 do të jetë KE që do të prezantojë një progres raport dhe në bazë të këtij progres raproti do të merret vendimi. Fillimi i bisedimeve për anëtarësimin në BE nuk është fundi i një procesi por fillimi i tij, dhe 92% e shqiptarëve duan të jenë pjesë e BE dhe kjo është gjë e mirë për BE.”, tha deputeti.
Gjithashtu ai i shpreh se viti 2019 është një vit i rëndësishëm që të plotësoni kushte e vendosura.
“Viti 2019 është vit i rëndësishëm për Shqipërinë, për të cilin po punojmë së bashku për inicimin e bisedimeve për në BE. Por është një vit që është i mbushur edhe me sfida dhe për t’i përballuar ato jemi duke punuar me qeverinë shqiptare në mënyrë që zhvillimet pozitive të konstatohen në ekonomi, në stabilitetin politik, në drejtësi, në luftën kundër korrupsionti por edhe në reformën zgjedhore që Gjermania i kushton një vëmendje të madhe. Deri tani Shqipëria është në një rrugë të mirë drejt perspektivës europiane.
Një Shqipëri me performancë dhe me zhvillime të mira është edhe në interesin gjerman, ne po punojmë bashkë me qytetarët shqiptaret, qeverinë shqiptare dhe ekspertët në vend. Një punë e mirë po bëhet edhe në Bruskel, por që të bëhesh vend anëar i BE duhet një punë e madhe. Dhe vetëm fakti që 92 % e shqiptarëv është një mbështetje është e rëndësishme për të krijuar një stablitet politik. Dhe reforma zgjedhore duhet të marrë mëbshtetje jo vetëm të shumicës, por përtej kësaj duhet të jetë një reformë e qëndrueshme.”, deklaroi deputeti Löbel.
KOHA JONË SONDAZH

