Deputeti gjerman strehon emigrantët në shtëpi

Ndërsa politikanët gjermanë janë të ashpër me problemin e azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor, një rajon që e cilësojnë si të sigurt dhe pa konflikte, ndryshe ndodh me emigrantët që largohen nga vende si Siria apo Eritrea.

Një deputet konservator gjerman, Martin Patzelt, ka marrë në shtëpinë e tij dy refugjatë nga Eritrea dhe po i ndihmon të rinjtë që të gjejnë punë. Refugjatët kanë një muaj në shtëpinë e politikanit të CDU. 

Përgjithësisht ata që vijnë nga Siria dhe Eritra mund të marrin statusin e refugjatit në Gjermani, çka i lejon ata të qëndrojnë atje.
 
Patzelt tha se gjermanët duhet t’u gjejnë një strehë njerëzve që largohen nga lufta.
 
Ai ka një shtëpi të madhe në Brisen, pranë Frankfurtit.
 
“Nëse më shumë njerëz e bëjnë këtë gjë, jemi në rrugën e duhur,” tha ai. Vitin e shkuar ky politikan sugjeroi që qytetarët të akomodojnë refugjatët në banesat e tyre, por mori kërcënime anonime me vdekje. 

SHKARKO APP