Deputeti grek takon Fredi Belerin: Ka pasoja për integrimin e Shqipërisë në BE

Pas katër muajsh në paraburgim, kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri ka zhvilluar sot një takim me deputetin grek të partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos.

Syrigos tha se shteti shqiptar ka shkelur një seri të drejtash duke përfshirë të drejtën e Belerit për tu betuar për zgjedhjet e majit.

Kjo do të shkaktojë një dëmtim të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Kemi tre çështje: shteti ligjor, presupozimi i pafajësisë i një kryetari të zgjedhur në bashkinë e Himarës dhe e treta nuk është kuptuar nga ne as nga BE-ja se përse një kryetar i zgjedhur nuk mund të shkojë në zyrën e tij e të bëje betimin kjo nuk katë bëje vetëm me arrestimin. Këto janë çështjet kryesore. Ky është rasti i vetëm ndryshe nga çdo raste tjetër. Presupozimi i pafajësisë nuk është marrë në konsideratë përse qeveria shqiptare nuk e lë të betohet. Ligji duhet të kishte thënë se nëse një person ka kryer krim nuk mund të bëje betimin, ligji thotë të kundërtën pra kjo është një shkelje e të drejtave civile. Hapi tjetër do të ndodhe fatkeqësisht për Shqipërinë në BE, pasi BE luan një rol të rëndësishëm në respektimin e së drejtës”, tha deputeti grek.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?