Deputeti i kërkon llogari, ministri grek: Presim sqarime nga Shqipëria, si u vra Kaçifas

Ministria e Jashtme greke deklaron se çështja e rrethanave të vrasjes së minoritarit Konstandinos Kaçifas është në qendër të vëmendjes. Përgjigja e ministrisë së Jashtme greke që drejtohet nga Dendias, erdhi pas kërkesës së një deputeti të shumicës qeverisëse, Maximus Charakopoulos.

Deputeti i partisë në pushtet dhe kryetari i Komisionit të Përhershëm për Administratën Publike, Rendin Publik i paraqiti një kërkesë me disa pyetje mbi këtë temë.

Autoritetet shqiptare duhet të ndalojnë pengimin dhe sqarimin e rrethanave të vrasjes së Kacifas. Nuk është e mundur që një vend që kërkon të bashkohet me familjen evropiane të mos marrë parasysh parimet themelore të shtetit të së drejtës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tirana duhet të kuptojë që procesi i pranimit në BE nuk është i vetëkuptueshëm, por presupozon respektimin e rregullave të respektit absolut të të  drejtave të njeriut, si dhe respektimin e të drejtave të Pakicës Kombëtare Greke” shkruante ndër të tjera deputeti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përgjigjen e tij, ministri Dendias thekson se “që nga tetori 2018 jam duke monitoruar nga afër çështjen dhe duke e ngritur atë me partnerët ndërkombëtarë. Ishte e qartë se autoritetet shqiptare kanë vonuar ndjeshëm përfundimin e hetimit për këtë çështje.

Ky është një kusht i domosdoshëm për të rivendosur ndjenjën e tronditur, ndërsa do të kontribuojë gjithashtu në përmirësimin e klimës në marrëdhëniet tona dypalëshe me Tiranën.

Sqarimi i plotë i kësaj çështje lidhet drejtpërdrejt me funksionimin efektiv të shtetit ligjor në vendin fqinj, i cili është një faktor vendimtar në procesin e tij të pranimit” ishte ky reagimi i ministrisë së Jashtme greke. Konstandinos Kaçifas u ekzekutua dy vite më parë në Bularat në një përplasje me RENEA-n, pasi hapi zjarr kundër efektivëve./ /Abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?