Deputeti i Kosovës: Misioni im përfundoi, nga sot jam i gatshëm të jap dorëheqjen
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Shala tha se misioni i tij përfundon me formimin e ushtrisë.
Kryetari i komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e FSK-së, Haxhi Shala pas votimit të ligjeve për FSK-në i uroi të gjithëve ushtrinë e Kosovës.
Shala tha se dita e sotme ishte e jashtëzakonshme për të si kryetar i komisionit dhe një ditë me fat për të, që t’i prezantojë ligjet e FSK-së.
“Nga sot jam i gatshëm të jap edhe dorëheqje nga deputeti në qoftëse kërkohet. Misioni im përfundon me bëmjen e ushtrisë së Kosovës. Ky ka qenë qëllimi jem, ky ka qenë misioni jem”, tha ndër të tjera Shala.
KOHA JONË SONDAZH

