Deputeti i LSI feston 30-vjetorin, urimi i veçantë i Luan Ramës
Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka festuar sot ditëlindjen. Mes shumë urimeve që ka marrë në mesazhe nga miqtë e tij të shumtë, një urim i veçantë i është bërë dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama.
“Gëzuar tridhjetën e parë i dashur Endrit! I lumtur dhe i gëzuar, i qeshur dhe edhe më i mirë nga ç’je sot, festofsh edhe tridhjetën e dytë, edhe tridhjetën e tretë e më tej!
Endrit je e qofsh përherë Endrit!“, – shkruan Luan Rama, në një postim në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

