Deputeti i LSI: Haki Çako nxjerr zbuluar Kryeministrin!
Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari me anë të një statusi në Facebook, thekson se Çako kërkoi të të tranferojë përgjegjësitë e veta tek forcat e Amratorura, për të fshehur implikimin e tij të drejtpërdrejtë në situatën e rëndë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të drogës. Ndërsa thekson se Rama vetm për këtë mashtrim të madh duhet ta kishte shkarkuar menjëherë.
Ja postimi i Brahimllarit:
Haki Çako nxjerr zbuluar Kryeministrin!
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron gënjeshtrat e Haki Çakos për mosfunksionimin e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës detare.
Alibia e Haki Drogës dhe e klanit kriminal që e mban drejtor, kërkon ta transferojë përgjegjësinë e vet tek Forcat e Armatosura, për të fshehur implikimin e tij të drejtpërdrejtë në situatën e rëndë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të drogës.
Sulmi i tij dhe akuzat ndaj Forcave të Armatosura, që janë krenaria jonë në NATO, janë në fakt dëshmia më alarmante e mosfunksionimit të bashkëveprimit dhe koordinimit qeverisës që është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Kryeministrit.
Qoftë edhe vetëm për këtë fakt, Kryeministri duhet ta shkarkojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit!

