Deputeti i LSI-së: Të rishikohet taksimi progresiv, po tatojmë me 23% shtresën jo të pasur

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, thotë se taksa progressive duhet të rishikohet.

Duke folur për gazetën “Shqip”, Spahiu thotë se po taksohet me 23% shtresa jo e pasur në Shqipëri, që është ajo e mesme, duke e rënduar atë.

Fakti që paga mesatare është jo larg pagës tavan prej 30 mijë lekësh, që nuk tatohet, bën që ky mekanizëm të jetë kthyer në sistem abuzimi, besoj se Ministria e Financave e di që në këto dy vite është rritur numri i pagave deri në këtë shumë.

Personalisht them se duhet parë, diskuar më me qetësi, tatimi progresiv.

Normalisht është tatim që aplikohet në vendet e zhvilluara.

Po tatojmë 23 përqind jo shtresën e pasur në Shqipëri, por atë të mesme, më konsumatoren, ajo që ka mundësitë të marrë kredi për shtëpi, të blejë makinë, të bëjë pushime apo edhe të dalë çdo natë për të konsumuar diçka.

Po ashtu kemi lënduar dëshirën për punë ekstra te një pjesë e gjerë intelektuale.

Skema aktuale nuk duket aq incentivuese për shumë fasha tatimpaguesish”, thotë Spahiu.

SHKARKO APP