Deputeti i LSI, studentëve: Mos u mashtroni nga bashkëbisedimet
Deputeti i LSI, Përparim Spahiu u ka bërë thirrje studentëve që të mos mashtrohen nga “bashkëbisedimet” me Edi Ramën. Ai ka sjellë në vëmendjen se strategjia e kryeministrit për të zbehur protestat e minatorëve dhe të tjerëve ka fonksionuar, ndaj studentët duhet të bëjnë kujdes.
Deklarata e plotë e Përparim Spahiut:
16 Prill 2018, bashkëbisedoi dhe bëri mashtrimin e rradhës, së bashku me dy ministra në krah, me minatorët. Mashtrim që e ka nisur që nga viti 2009.
E njëjta gjë do të ndodh dhe me ju ,studentët, nëse uleni me të.
E njëjta gjë do të ndodh dhe me banorët e Unazës dhe të Shkozës që mbrojnë shtëpitë e tyre.
E njëjta gjë do të mdodh dhe me artistët dhe qytetarët që po mbrojnë Teatrin.
E njëjta gjë do të ndodh me këdo që ulet, flet, bën marrëveshje me të, sepse ai është një mashtrues, që ka vetëm një hall, karrigen e tij…!!!!
KOHA JONË SONDAZH

