FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti i PD: Berisha tërhiqet kur ia argumenton…

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ndërsa ka komentuar në lidhje me situatën brenda PD dhe zgjedhjet që do të mbahen më 23 maj për kreun e partisë, u shpreh se brenda partisë ka pakënaqësi

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Korreshi tha se ka pasur disa episode kur grupi ka dalë kundër propozimeve të Berishës, ku përmendi propozimin për bojkot të komisionit të Reformës Territoriale.

“Patjetër që ka pakënaqësi ndaj kryetarit ne nuk jemi në diktaturë. Ka kontestim në vendime të caktuara. U artikulua në mbledhje që u mbështet edhe nga Berisha që nuk do të hynim në komisionin e Reformës Territoriale, por grupi u ngrit i gjithi pati kurajën dhe tha kjo po na çon në rrugën e gabuar. I tham ose do t’i bojkotojmë të gjitha ose asnjë. Berisha atëherë tha po”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?