Deputeti i PD, Gent Strazimiri: T’ëmën o ç’vete!

Organizatat e shoqërisë civile kanë nisur sot rreth orës 10:00 një protestë para Kuvendit. Qëllimi i saj është detyrimi i deputetëve të votojnë reformë në drejtësi. Deputetëve demokratë u ka rënë në sy fakti se mes protestuesve ka edhe veteranë dhe organizata që që punojnë me projekte dhe donacione nga ndërkombëtarët.

Ja çfarë shkruan deputeti i PD-së, Gent Strazimiri në një status në Facebook:

“T’ëmën o ç’vete … si në Bashkimin Sovjetik!

Këta “civilët” që kërkojnë me çdo kusht sebepe për “protestë”, do kenë futur në xhep paret e “projektit si shoqëri e hapur” që qenkëshin… Kështu që pa u bërë puna siç kanë mbushur faturat tek “donatori” s’ka shans të “reformohet” gjë…”,- shkruan Strazimiri.

SHKARKO APP