Deputeti i PD: Ja sa fiton qeveria me taksën e lartë të qarkullimit brenda çmimit të naftës
Deputeti i Partisë Demokratike, Fatjon Veizaj ka bërë një përllogaritje të asaj çka fiton sipas tij qeveria nga taksa e qarkullimit, që përfshihet brenda çmimit të naftës. deputeti demokrat ka treguar po ashtu edhe arsyet që sipas tij kryeministri Rama refuzon që ta ndryshojë këtë taksë.
Deputeti i Vlorës Fation Veizaj mori si shembull konsumin e një makine modeste, duke llogaritur se me taksën e qarkullimit brenda çmimit të karburantit, qytetarët paguajnë deri 4 herë më shumë sesa kur taksa e qarkullimit ishte jashtë çmimit rreth 10 vjet më parë. “Nëse një makinë familjare bën 1500 km në muaj, me një konsum mesatar prej 7 litra/100 km, ajo konsumon rreth 1200 litra në vit dhe paguan taksë qarkullimi me TVSH 408 mijë lekë në vit. Ndërsa një mjet pune biznesi po aq i vogël, që kryen dyfishin e kilometrave të një mjeti familjar, paguan 800 mijë lek në vit taksë. Më parë kjo taksë, ka qenë rreth 140 mijë lekë në vit.”, -shpjegoi deputeti Veizaj.
Në vitin 2012, qeveria e përfshiu taksën e qarkullimit në çmimin e karburantit, me një çmim 7 lek për çdo litër karburant. Pas ardhjes në pushtet në 2013-ën, kryeministri Rama e rriti çmimin deri në 270 lek për litër, duke bërë që çmimi i karburantit sot në Shqipëri, pavarësisht luhatjeve të bursës, të jetë ndër më të lartët në Europë. Deputeti Veizaj theksoi se zgjidhja nuk është transferimi i kostove tek biznesi dhe tek qytetarët, duke i trajtuar ata si armiq.
“Taksat që vjel qeveria nga çdo litër karburant janë shumë të larta dhe përbëjnë pjesën kryesore te çmimit, të cilin e paguajnë të gjithë qytetarët. Është detyrë e tij të ulë pjesën e vet që merr në çdo litër karburant. Sot kemi nevojë që qeveria të bëjë punën e saj, duke mos marrë pjesën e shtuar të taksave, duke lënë me tepër parà në duart e njerëzve, në mënyrë që të nxitet konsumi. Duke pasur më shumë para në duar, do të jetë vetë konsumatori ai që do të beje te ndihet me pak kriza. Ne te kundërt situata e shtrenjtimit të çmimeve nuk mund të zgjidhet me disbursime të buxhetit. Në kushte normale, ekanizmat e tij janë shumë të ngadalshëm për të pasur efekte të shpejtë te konsumi dhe amortizohen akoma më shumë në kushtet e korrupsionit dhe klientelizmit. Ajo transferon përgjegjësinë nga qeveria tek biznesi, duke rrezikuar përkeqësimin e ekonomisë përmes thellimit të tregut informal, nxjerrjes nga tregu të biznesit të vogël, forcimit të monopolizimit, abuzimit të administratës, nxitjen e korrupsionit dhe thellimin e varfërisë.“- theksoi deputeti i Vlorës Fatjon Veizaj.