FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti i PD, Klevis Balliu del nga GJKKO: Ai që më denoncoi nuk u paraqit

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu u paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, pasi është paditur për shpifje. Në hyrje të ambienteve të gjykatës, ai nuk ka prononcim për mediat, por vetëm përshëndeti operatorët. Sakaq demokrati ishte i shoqëruar nga Marash Logu.

”Unë jam hedhur në gjyq nga biznesmeni Armand Lilo, i cili nuk ishte paraqitur. Tani nuk e di sa e saktë është, por nga një njoftim i fundit që ka bërë policia e shtetit, unë e di që ai është në kërkim, prandaj nuk ka ardhur. Unë nuk di të kem shpifur ndonjë gjë. Fakti që as nuk vijnë në proces dhe u detyruam ta shtyjmë, pavarësisht dhe adresa sipas asaj që dha edhe gjykata ishte e saktë, atje ku zotëria banon, zotëria ka zgjedhur pa asnjë arsye ligjore që të vijë. Ligji e kërkon që edhe të pushoheshe menjëherë çështja. Por ne jemi të interesuar se për çfarë kemi shpifur.

Në 450 procedime penale të më jenë bërë, të kem dalë në një gjyq që unë të kem shpifur. Është bërë për shkak se unë kam denoncuar atë që ju e dini shumë mirë, djegien e pallatit, në mos gaboj për herë të dytë. Në vend që ky njeri të merret me hallet e atyre qytetarëve që i kanë dhënë miliona euro këtij, por që i digjet shtëpia se u dogj një pallat i tërë, në vend që të merret me qytetarët, ky vjen e merret me mua. Është i mirëpritur. Unë nuk mund të shtoj më shumë, sepse seanca ishte e pamundur. Ne nuk dimë për çfarë kemi shpifur”,-tha pas daljes nga GJKKO.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?