Deputeti i PD nxjerr pamjet: Durrësi po përmbytet dhe në verë (FOTO)
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në llogarinë e tij në Facebook ka denoncuar përmbytjen e zonës “Katund i Ri” në Durrës.
Ai ka akuzuar qeverinë se nuk e vënë ujin në zjarr dhe sipas tij “kjo situatë katastrofike për këta banorë nuk po ndodh vetëm gjatë dimrit por edhe në prag të verës”.
“Banoret ankohen per rezervuare qe hapen pa paralajmerim ne zonen e Tiranes e derdhen ne lume ndersa pasojat i vuajne ata. Asnje hetim per shkaqet e ketyre permbytjeve te perseritura apo mase e marre per t’i evituar,” shkruan ai.
Statusi i plotë
Katundi i Ri ne Durres sot serish i permbytur dhe nen pushtetin e ujrave te lumit Erzen. Qeveritaret nuk e vene ujin ne zjarr. U be e disata here brenda vitit qe banoreve te zones u hyn deri ne 1 meter uje neper shtepi dhe u demtohen pronat, baza ushqimore e bagetive, nderkohe keto te fundit rrezikojne te mbyten duke shkaktuar deme te pallogariteshme per ekonomite e drobitura te ketyre familjeve. Kjo situate katastrofike per keta banore nuk po ndodh vetem gjate dimrit por edhe ne prag te veres. Shiu ra dje, por permbytja filloi sot. Banoret ankohen per rezervuare qe hapen pa paralajmerim ne zonen e Tiranes e derdhen ne lume ndersa pasojat i vuajne ata. Asnje hetim per shkaqet e ketyre permbytjeve te perseritura apo mase e marre per t’i evituar. I ftoj mediat te dokumentojne situaten e te mos e lene qeverine qe ka hallin te mbroje ministrat e droges dhe bashkine e Durresit qe ka hallin te vjedhe duke shqepur rruget cdo 6 muaj, qe ta kalojne situaten ne heshtje!
KOHA JONË SONDAZH

