Deputeti i PD publikon statistikat: 1.7 mln shqiptarë duan të ikin

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, thotë se Shqipëria ze vendin e parë në Evropë për deshirën e njerëzve për të braktisur vendin.

Në një status në Facebook, Salianji shprehet se sipas sondazhit të Gallup, plot 1.7 milionë banorë duan të largohen nga Shqipëria.

Sipas tij, të rinjtë duan të largohen sepse nuk shohin perspektivë. “Të largohet qeveria, jo populli,” shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

1.700.000 shqiptarë duan të largohen nga Shqipëria sipas sondazhit të Gallup! Shqipëria ze vendin e parë në Evropë për deshirën për tu larguar!

OKB paralajmëron se nê vitin 2100 popullsia e Shqipërisë mund të zbresë në 800.000 banorë.

Të rinjtë duan të largohen sepse nuk shohin perspektivë, nuk ka arsim cilesor, vende pune, shërbim shëndetesor. Plakja e popullsisë po ndodh me ritme me të shpejta se kudo.

Prandaj protestojnë studentët, prandaj shoqëria është thuajse në depresion, prandaj duhet të protestojmë të gjithë. Të largohet qeveria, jo populli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?