Deputeti i PD-së, Korreshi tregon afatin për nisjen e grevës së urisë

Çfarë do të bëjë më shumë PD-ja e Berishës? Gatishmëri të plotë për çdo akt ekstrem, shprehu deputeti demokrat Saimir Korreshin. “Të gjitha opsionet janë në tavolinë, është arritur një demokraci e brendshme pavarësisht perceptimit. Ka kohë që është arritur kjo nga të gjithë kolegët. Është një vendim në tërësi”,-tha Korreshi.

I pyetur nëse do solidarizohet me grevën, Korreshi u përgjigj: Po. Ai deklaroi se afati i lënë për të hyrë në grevë urie do të jetë data 20-21 kur do të diskutohet në parim buxheti. Nga ana tjetër, ai theksoi se do t’i rikthehet normalitetit nëse pranohen 3 kërkesat e opozitës.

“I rikthehem normalitetit parlamentar nëse 3 kërkesat e opozitës i pranohen dhe çdo akt tjetër që synohet apo aludohet. Unë mendoj se afati është kur do të flitet për buxhetin të hënën ose të martën, se nga data 22-23 do të afrohen seancat për buxhetin në parim”.

SHKARKO APP