Deputeti i PD-së me tone të ashpra: E keni kthyer Kuvendin në Republikë Kryeministrore

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka reaguar ashpër për rendin e ditës dhe minutazhin e vënë në dispozicion për drejtuesit e 5 institucioneve të drejtësisë që do të raportojnë në Kuvend.

“E vlerësoj raportimin e 5 institucioneve. Por jam i zhgënjyer me sjelljen e maxhorancës pasi jemi në gjysmën e korrikut dhe nuk kemi bërë asgjë për këto institucione, dhe ngelet gushti, kur është pushim. Institucionet e drejtësisë kanë paraqitur raportet e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, dhe është e pafalshme që mos të përfundojnë këto raportime. Vetëm këtu te ju ndodh. Ju injoroni gjithçka. E keni kthyer Parlamentin në Republikë Kryeministrore. Ju duhet t’i jepni të drejtë këtyre institucioneve dhe më pas të nisë debati. A mjaftojnë 25 minuta që të raportojnë ata? Kjo është tallje që bëni nga ana e maxhorancës. Maxhoranca ka ndritur me korrupsionin. Sjellja juaj nuk i bën nder shoqërisë dhe vendit”, tha ai.

SHKARKO APP