Deputeti i PD-së që do ta shohim në Dancing, flet për të ardhem: Ose politikan, ose do të shes shalqi

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi i njohur për të folurit troç dhe në gjuhën e popullit, do të marrë pjesë në “Dancing With the Stars”. Ai ka zbuluar sesi ndihet nga kjo eksperiencë e re dhe si e kanë pritur kolegët e tij një vendim të tillë.

“Unë vallen popullore nuk ngurroj kurrë për ta kërcyer, identifikohem me kostumet myzeqare dhe identifikohem me vallen e Myzeqesë. Askush nuk e di që unë kam dhe 50 piktura. Kam qejf shumë gjëra. Edhe futboll kam luajtur. E kam marrë sfidën e ardhshme me dëshirë, besoj nuk do ju zhgënjej.

Provat po shkojnë mirë. Partnerja në kërcim ma nxin jetën për të gjitha se kështu është puna, por arma ime e fortë është që duroj shumë. Kolegët tashmë e dinë tipin tim prandaj nuk u bëri shumë habi. O do vazhdoj të jem politikan, o do vazhdoj të shes shalqi, kjo është 100 % e sigurt”,-tha Korreshi në emisionin ‘Breaking’.

SHKARKO APP