Deputeti i PD shkon në Kuvend me çadër plazhi (Foto)
Deputeti i PD, Asllan Dogjani, ka shkuar në Kuvend me çadër plazhi. Veprimi vjen si kundërpërgjigje ndaj deputetes Olta Xhaçka, pas deklaratës së kësaj të fundit mbi debatin për resortin e bashkëshortit në jug të vendit.
“Të gjithë jemi njëlloj, jemi shqiptar në Kosovë e Shqipëri. Për të justifikuar vjedhjen e pronave është e dënueshme. Kam marrë këtë çadër në mënyrë simbolike që të sensibilizohet opinion që gjuhë e tillë të mos përdoret më. Kërkoj nga Nikolla dhe komisioneri për diskriminimin që paguehen nga taksat që të marrin masa ndaj kësaj gjuhe të përdorur nga deputetët. Doja të hyja me këtë çadër në Parlament për ta vendosur aty ku ulet Xhaçka”, tha ai.