Deputeti i PD sulmon qeverinë: Shihni problemet në sy se do humbasim edhe trenat e tjerë
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu iu është bashkuar reagimeve pas vendimit që u dha në Luksemburg për shtyrjen e negociatave për në vitin 2019.
Përmes një reagimi në “Facebook” ai theksoi se qeveria dështoi në këtë proces. Po ashtu demokrati akuzoi qeverinë për përhapjen e gënjeshtrave. Mes të tjerash ai shtoi: “Le të shohim problemet “në sy” për t’i korrigjuar ata, ndryshe do të humbasim edhe “trenat e tjerë ” e pastaj asnjë nuk e di se në çfarë skute mund të na degdise historia”.
Reagimi i plotë i Shehut:
Publikime të porositura, që akuzojnë BE e Perendimin për “Shqiptaro-fobi”, po qarkullojnë në media!
Një e pavërtetë e madhe kjo e fabrikuar qëllimisht nga ata që qeverisin vendin tonë dhe që kanë përgjegjësinë historike ndaj shqiptarëve, për këtë dështim të madh në mos hapjen e negociatave.
Përhapjen e kësaj genjeshtre ata e kordinojnë edhe me të gjitha “errërat” anti Perendimore, që fryjnë sot mbi Ballkanin Perendimore e Shqipërinë, për të na penguar në rrugën tonë europiane e shtyrë diku në Lindje.
Shqiptarët pa asnjë dyshim janë populli, që kanë realizuar me shumë se kush tjetër në rruzull nga aspiratat tona në këto 25 vite; dhe kjo në radhë të parë në sajë mbështetjes së pa kufizuar të ShBA, vendeve kryesore të BE, NATO-s, e Perendimit në tërrësi.
Për kujtesë: Shqipëria u bë vend demokratik, anëtare e NATO e kandidate në BE; Kosova e pavarur me aspiratë europiane e në NATO; shqiptarët në Maqedoninë e Sipërme e Mal të zi janë shtet formuese në vende demokratike, në ose për në NATO, me aspiratë BE-në.
Këto nuk duhet t’i harrojmë kurrë, ashtu si gjithmonë duhet të kuptojmë se ne kemi vetëm një të ardhme, atë Europiane e Perendimore.
Nqs Shqipëria e Maqedonia ka vonesa në procesin e integrimit, nqs Kosova po ecën ngadalë në liberalizimin e vizave, kjo vjen nga keq qeverisjet e problemet e brendëshme tonat dhe jo nga ndonjë “frymë anti shqiptare”, që po të ekzistonte do të pengonte vendimet e më pareshme madhore për Kombin tonë.
Le të shohim problemet “në sy” për t’i korrigjuar ata, ndryshe do të humbasim edhe “trenat e tjerë” e pastaj asnjë nuk e di se në çfarë skute mund të na degdisë historia.
KOHA JONË SONDAZH

