Deputeti i PS, akuza Avokates së Popullit
Deputeti socialist, Pjerin Ndreu ka kritkuar Avokatet e Popullit për qëndrimin e mbajtur sot në mbrojtje të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ishte sot e pranishme në seancën gjyqësore të KPK për gjyqtaren Altina Xhoxhaj.
Postimi i plote i deputetit socialist:
Avokatja e popullit me duket se nuk i di limitet e detyres dhe pozites se vet ne raport me institucionet e vettingut!
Ajo nuk ka tager te ndikoje apo te jape opinione, as gjate hetimit administrarativ dhe as gjykimit.
Se sa shoqe ka kjo e si i njeh kjo gjyqtaret, ti mbaje per ne jeten private jo per te dhene konsiderata apo anatemuar vendimet e nje trupe gjygjesore.
Nuk kam asgje me zonjen Xhoxhaj sepse “ zonja eshte e zonja e vetes”, por Avokatja e Popullit duhet ta dije se eshte Avokate e Popullit dhe jo avokate e interesave personale qe skan lidhje me detyren e saj!
Me prononcimin vetem sa ka ngaterru e jo ndihmu shoqen, pervecse ka cenu figuren e avokatit te popullit !
KOHA JONË SONDAZH

