Deputeti i PS: Koha për zgjedhje të parakohshme
Gjetan Gjetani, deputeti i PS në Qarkun e Lezhës, është ndër të vetmit socialistë të zgjedhur që del kundër qëndrimit të qeverisë.
Ai thotë hapur kriza aktuale politike zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme. “Zgjidhja politike për sa kuptoj unë nuk zgjidhet ndryshe përveçse me zgjedhje te parakohshme. Opozita nuk ka dhënë shenjë tjetër për zgjidhjen e krizës politike, përveçse të arrihet në zgjedhje të parakohshme. Në gjykimin tim, zgjedhjet e parakohshme janë të paevitueshme”,- shprehet Gjetani në një intervistë për dosja.al.
Deputeti Gjetani, 6 muaj më parë u përjashtua nga grupi parlamentar i PS-së nga Edi Rama, për shkak se kërkoi largimin e disa drejtuesve të policisë në Kurbin. Por pavarësisht problemeve me Ramën, Gjetani vijon të votojë ligjet e qeverisë dhe është pjesë e strukturave të PS në këtë zonë.
KOHA JONË SONDAZH

