Deputeti i PS-ministrit të Qeverisë: Ky është super krim
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka publikuar disa foto nga Grabiani i Divjakës ku denoncon shkatërrimin e 100 hektarë tokë bujqësore.
Braçe i kujton ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, se i ka kërkuar 10 muaj më parë të verifikonte zbatimin e kontratave të dhënies së tokës bujqësore me qira, tek biznesmenë që nuk kanë lidhje me këtë sektor, por ky verifikim nuk është kryer.
Deputeti i PS-së kërkon nga Peleshi që të reagojë për shkatërrimin e tokave bujqësore, në një kohë kur sipas tij, infrastruktura ka arritur në nivele të mira.
Postimi i plotë i Braçes
Krimi me super tokën bujqësore!
10 muaj pasi i kërkona ndërhyrje ministrit 10 muaj më parë, i kërkova ministrit të Bujqësisë, të verifikonte zbatimin e kontratave të dhënies së tokës bujqësore me qira, tek biznesmenë të ndryshëm pa lidhje me bujqësinë. I solla të qartë rastin e nje sipërfaqe mbi 100 hektarë, në Sektor Ferras-njësia Grabian, bashkia Divjakë!
Një kontratë e ditës së fundit e qeverisë Berisha për luleshtrydhe, rukola e fasule, ishte neënkontraktuar për të kultivuar oriz mu aty!!!! 10 muaj më pas, gjendja është kjo në katër fotot e para; Siçduket, në tokë nuk ka as luleshtrydhe, as rukola e as fasule, madje nuk ka as oriz! Ka veç ferra! Toka pas “kultivimit” të orizit u shkatërrua deri në këtë gjendje! Ka marrë fund-me thanë bujqit në Ferras!
Ky është krim me super tokën bujqësore, ministër! Troç e qartë, krim! Shihe! Është toka më pjellore në vend! Ndërkohë, pikërisht ne kemi ndërtuar të gjithë infrastrukturën aty; vaditje, kullim dhe rrugë. Ndërkohë, bujqit sipër në kodër-Spolata është aty, nuk gjejnë me asnjë centimetër tokë për serat e tyre; bujqit në parcelat ngjitur, mirëmbajnë tokën me punën e shpenzimet e tyre, madje deri në bukuri.
Shihini pamjet! Ndëkohë akoma, në të Divjakës, vijojmë të shërbejmë fortë për kominitetin, me sa fuqi mundemi-vaditje e kullim, siç në këto foto në Cermë Sektor, madje duke shpëtuar edhe banesat e fundit, lënë nën mëshirën e ujërave!
Diferenca është e thellë! E dini pse? Sepse prona publike nuk mbrohet si “e jona”, madje nga “e jona” e dorovisim si “e tyre” dhe, ata e shkatërrojnë si “e jona”! Kaq!
KOHA JONË SONDAZH

