Deputeti i PS: Në Operacionin Forca e Ligjit nuk janë të përfshirë politikanë
Deputeti i PS, Adnor Shameti, nga studioja e lajmeve në televizionin Ora, ka komentuar Operacionin Forca e Ligjit të iniciuar nga qeveria.
Shameti është shprehur se në OFL nuk janë të përfshirë politikanë.
Po ashtu, ai shtoi se personat që janë të dyshuar dhe të përshkruar në këtë akt normativ, janë të ndaluar që të marrin fonde publike.
“OFL nuk janë të përfshirë politikanë. Nëse do të ketë një nismë të tillë, do ta tregojë koha, unë nuk do të di të ketë deri më tani. Personat që janë të dyshuar dhe që janë përshkruar në aktin normativ, janë të ndaluar që të marrin fonde publike”, deklaroi Adnor Shameti.