Deputeti i PS: Rekomandimi i KE nuk ishte për mëshirë, Shqipëria e meritoi

Deputeti i PS-së Ulsi Manja deklaroi se ishte meritë e qeverisë Rama, rekomandimi pozitiv i KE që u dha sot për çeljen e negociatave për në BE.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në ‘News24’ Manja tha se nuk mund të pranonte kurrsesi zërat skeptikë se ky vendim erdhi për mëshirë dhe jo për mëritë.

“Sot është një ditë e bardhë, dhe kam ardhur që të flasim për lajmin e mirë. Kam qenë 18 vjeç në kohën kur erdhi demokracia. Sot është një ditë për të gëzuar bashkërisht, pasi mirë koha që kemi humbur për veten, por të paktën për fëmijët tanë që të jenë europian. Alibeaj u përpoq që ta sillte rekomandimin e KE si mëshirë dhe jo si meritë. Por e thënë si e zeza mbi të bardhë se ky është një akt merite. Ne nuk mund ta pranojmë se ky vendim erdhi si akt mëshire duke marrë parasysh edhe situatën në Ballkan. Po ore ishte meritë e qeverisë Rama. Vizoni jonë europian ka qenë dhe mbetet Europa. Të ndajmë bashkëpërgjegjësitë? Po patjetër. Kush më shumë e kush më pak PS ka qenë më shumë në qeverisje, që e mori vendin nga stacioni në vendin kandidat, në stacionin në çeljen e negociatave. Ne socialistëve na kërkohet t’i bëjmë gjërat për 48 orë. Stacioni i radhës do jetë anëtarësimi në BE”, tha Manja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?