Deputeti i PS-së ndryshon qëndrim për Territorialen, përgatit fjalimin
Deputeti socialist, Vullnet Sinaj ka ndryshuar qëndrim për draftin e ri të ndarjes territoriale, duke votuar pro variantit të propozuar nga Partia Socialiste në mbledhjen e Grupit Parlamentar.
Në ambientet e Kuvendit, Sinaj është filmuar teksa mbante në dorë stilolapsin dhe një letër, duke hedhur në letër shënime për fjalimin e tij.
Foto-ja të jep përshtypjen se deputeti po përgatit argumentet me të cilat do t’ua shpjegojë shqiptarëve ndryshimin e qëndrimit dhe votën pro hartës së re territoriale.
Nga kundërshtimi te vota pro, tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë versioni i Sinajt për këtë ndryshim qëndrimi.

