Deputeti i vetëm që votoi kundër Amnistisë Penale
Agron Shehaj që iku nga grupi i PD-së, është i vetmi deputet që votoi kundër, ndërsa 116 deputetët e tjerë votuan pro. Projektligji i amnistisë penale u bë mollë sherri në Kuvend mes Partisë Demokratike zyrtare, Rithemelimit dhe qeverisë. Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha e quajtën draftin e dakordësuar mes Rithemelimit dhe PS-së si pazar. Por Gazment Bardhi dhe Ulsi Manja dhanë garanci se asnjë prej subjekteve të SPAK dhe Gjykata e Posaçme nuk do përfitojë.