Deputeti i zgjedhur i PS, Besian Ajazi për ankesat në KAS: Koha e Arben Ristanit kur ndërroheshin kutitë për gjithë natën ka marrë fund
Deputeti tashmë i zgjedhur i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Besian Ajazi ka qenë i ftuar ditën e sotme në Fax News, ku ka folur për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Duke folur për ankesat e shumta që ka depozituar në KAS PD-ja dhe LSI-ja, Ajazi nuk i kurseu ironitë për këtë të fundit, duke u shprehur se “LSI, rrahmet pastë, këmbënguli me forcë”, por rezultati i rinumërimit nxorri vetëm 15 vota të rivlerësuara gabim.
Akuzave të opozitës se kutitë e rinumëruara në Durrës apo Berat janë ndërruar, Besion Abazi ju përgjigj duke thënë se ka përfunduar koha kur Arben Ristani drejtonte KQZ dhe kur kutitë ndërroheshin për gjithë natën në sy të gazetarëve në bodrumet e KQZ-së.
Më tej, Ajazi foli dhe për rezultatin e Elbasanit. Ai tha se mbështetja e treguar nga qytetarët e Elbasanit ka qenë historike.
Intervista:
Deklaratat e Bardhit? Nuk ja vlen më tani pas votimit, pas certifikimit, të merremi me deklaratat e të kaluarës. Ça ti them unë Gaz Bardhit?! Shifrat tregojnë vetë, pra gjithçka që PD bëri janë deklarata, janë panik, frikë nga ajo që e priste. Ashtu siç u nisën të ç’organizuar, ashtu dhe përfunduan. Rezultati tregon të kundërtën e asaj që thotë Bardhi. Mbështetja në Elbasan ishte historike. PD është mësuar të bëjë të tilla fushata, megjithatë qytetarët e Elbasanit janë shumë të zgjuar, të urtë dhe dinë ta çojnë votën aty ku duhet.
Ankesat në KAS? Është e drejta e çdo force politike, përderisa ja lejon kodi zgjedhor, që të kërkojë në atë thesin e madh të votave edhe problematika të supozuara. Fakti tregoi të kundërten. Në Durrës u gjetën vetëm 3 vota. Të gjesh në 30-40 mijë vota vetëm 3 vota të numëruara gabim nuk është asgjë. Sepse masakër elektorale është fjalë e madhe. Si rasti i Beratit që këmbënguli me forcë të madhe, rrahmet pastë LSI-ja, këmbënguli me shumë forcë të numëroheshin ato kutitë, megjithëse nuk duhet të numëroheshin. Mjaftonin të hapeshin dy kuti dhe jo gjithe ato kuti. Megjithatë u pranua kërkesa e LSI. U rihapën ato kuti, u rinumëruan ato vota dhe në 35 mijë vota u gjetën vetëm 15 vota të rivlerësuara gabim.
Akuzat per nderrim kutish? Koha e Arben Ristanit ka marrë fund. Kur në bodrumet e KQZ, në zgjedhjet për bashki në vitin 2011, u ndërruan natën për gjithë natën, në mes të kamerave. Ne kemi parë në atë kohë. Shikoje live sesi futeshe dora në kuti nga pjesët e çara të kutive. Z. Ristani dhe PD thonin se votat e Tiranës do të rinumërohen. Ajo kohë ka marrë fund. Këto historitë me ndrrime kutish ka qenë dikur.