Deputeti kërkon të replikojë, Ahmetaj ndërpret mbledhjen

Pas çeljes së sesionit të ri Parlamentar, këtë të martë nisi punën Komisioni i Ekonomisë. Kreu Arben Ahmetaj ndërpreu për disa minuta mbledhjen për shkak të një debati me deputetin e ”opozitës së re”, Alban Zeneli. Ky i fundit ka tentuar të ndërhyjë në debatet e komisionit si qytetar pa marrë pjesë në tryezë, gjë e cila nuk është lejuar nga Ahmetaj. Ai ka kërkuar ndërprerje të mbledhjes për disa momente.

Alban Zeneli: Mund të ndërhyj si qytetar i thjeshtë.

Ahmetaj: Po patjetër. Alban ose ulu merr pjesë në komision. Në këmbë nuk flitet

Swiss Digital Desktop Reklama

Alban Zeneli: Intimidime me deputetët mos bëj. Mos fol me mua ashtu. Nuk të pyes ty nëse ulem apo nuk ulem.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ahmetaj: Komisioni ndërpritet deri sa të vihet rregull.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?