Deputeti kosovar: Dyshime se sulmi terro*rist është iniciuar nga Rusia. Vulin raporte me Moskën
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati tha në emisionin “Open” se sulmi në veriun e Kosovës është organizuar nga Aleksandar Vuçiç dhe Aleksandar Vulin. Ai shkon më tek kur hedh hipoteza se kjo mund të jetë e iniciuar nga Rusia, për të shpërqendruar vëmendjen nga lufta në Ukrainë.
”Kam informacion që Vulin dhe Vuçiç qëndrojnë nga pas, por gjithsesi Vulin sepse pasi është futur në luftën e zezë nga SHBA, ka pasur disa takime në Rusi. Rusia teton të shpërndajë vëmendjen në vende të tjera dhe shërbimet sekrete serbe u vinë në shërbim të Rusisë. Si e bënë? Nuk ishte rastësisht manastiri, sepse kanë shpresuar që nga ne do ketë reagim emotiv, dhe të futeshin në një manastir dhe të niste aty një luftë të hapur, dhe ta keqpërdornin duke thënë që Kosova sulmon në manastire serbe”,-tha Kastrati.
Sakaq ai ka kritikuar edhe kryeministrin Albin Kurtin, duke thënë se gjithë kjo na nisur me targat serbe, kur kryeministri i Kosovës vuri afate. ”Situata ka qenë jashtë kontrollit, fatkeqësisht ka nisur me targat kur Kurti me kokëfortësi tentonte të nxiste dhe të vinte limite kohe që nëse nuk kapnin afatin, do të vinin sanksione. Që nga nëntori nuk ke më institucione të Kosovës atje. Terreni ka qenë i favorshëm për të përgatitur një sulm të tillë”, tha Kastrati.