“Deputeti pasanik i PS, 17 milionë lekë energji të papaguar”
Një demaskim i fortë publik me dokumente i është bërë sot deputetit socialist Alket Hyseni. Jo pak, por duket se ligjvënësi shqiptar i detyrohet arkës së OSHEE-së, 17 milionë lekë energji elektrike të papaguar, sipas burimeve.
Pyetja është se nëse një qytetar për 30 mijë lekë detyrime të pashlyera dënohet me muaj burg, sa vite duhet të rrijë në qeli një deputet, për një shumë të tillë?!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e një qytetari që e denoncon këtë fakt së bashku me dokumentet që e ilustrojnë dhe nuk kurset për ta konsideruar Hysenin, një “mafioz”. “Mafiozi Alket Hyseni së bashku me kushuririn nuk paguajnë energjinë, – shkruan Berisha. – Akuzohen për 17 milionë lekë borxh OSHEE! Lexoni mesazhin, shikoni dokumentat e qytetarit dixhital.
“Përshëndetje doktor Berisha.
Alket Hyseni sëbashku me Sheme Lulon, kushëririn e tij dhe njëkohësisht drejtori i Ujësjellësit Sarandë, rezultojnë debitorë në OSSHE në shumën e 17 milionë lekëve”