”Deputeti që duam”, Rama: Platformë për ata që ndryshe nuk ju vjen radha. Kushtet jo të kesh mik apo të flasësh bukur

”Deputeti që duam” është platforma e prezantuar këtë të hënë nga kryeministri Edi Rama, i cili nga selia e PS-së, tha se është një mundësi e shkëlqyer për ata që nuk ju vjen radha të regjistrohen si kandidat për deputet. Rama është shprehur se aplikantët duhet të jenë vlerë e shtuar, duke theksuar që ata të tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë dhe të tregojnë se kanë kandidatë që i duhen PS-së.

”Platforma është një instrument që për herë të parë ne e kemi vendosur në qendër të një procesi, që ndryshe nga hera e parë, fillon thuajse një vit përpara zgjedhjeve dhe afro 9 muaj para sesa të regjistrohen kandidatët që do të jenë pjesë e PS-së. Ju jeni nga grupi i parë i aplikantëve që jeni këtu, por që do të zgjerohet me aplikantë të tjerë, të cilët nuk duhet të presin, që pasi u bë aplikimi, ju i dhatë arsyet tuaja, të ndodhi përzgjedhja.

Avantazhi i atyre që vijnë më parë është vetëm koha që kanë më shumë në dispozicion për të treguar sesa janë në gjendje të tregojnë se janë një vlerë e shtuar. Një vlerë e shtuar nuk të bën mosha, apo që di të flasësh bukur, apo mund të kesh qenë më parë në rrethin më të gjerë që ka PS-ja, por as lidhjet që mund të kesh me PS-në, sepse të gjitha këto janë të pamjaftueshme, vlerë të shtuar të bënë se çfarë ti je në gjendje të demonstrosh duke treguar se je një kandidate dhe kandidat që i duhesh PS-së dhe ta demonstrosh këtë çdo ditë. Po përgatitet edhe një udhërrëfyes me sugjerime, që pastaj ju do t’i ndiqni sipas dëshirës.

Askush nuk do t’iu vijë pas për t’iu mësuar. Ne do t’iu ndjekim me sy në distancë për të parë sesi ju promovoni kandidaturën tuaj, duke fuqizuar personin tuaj publik, i cili sot është i panjohur dhe nesër do të jetë një person publik i njohur në komunitetin e tij, në një rreth të caktuar profesionistësh, i njohur në rrjetet sociale dhe një individ që ka provat se pas tij ka zgjedhës që do të zgjedhin ta mbështesin dhe kështu do të mbështesin PS-në. Kjo është një platformë për ata që për ndryshe nuk ju vjen radha”, tha Rama.

SHKARKO APP