Deputeti Salianji: Është shqetësues fakti që Basha nuk përgënjeshtron lajmet se do të kandidojë për President

Pyetje se KOHA JONE se a do ta votonit Lulzim Bashën si kandidat për President, deputeti stoik demokrat u përgjigj: “Lajmi qarkullon gjërësisht në media prej ditësh dhe është lajm shqetësues për çdo opozitar në këtë vend!

Për ish drejtuesin e PD-së që ka marrë gjithçka nga demokratët ishte detyrim ta përgënjeshtronte menjëherë. Ky lajm përforcon perceptimin që gjithçka luhet për interesa personale të tij dhe për fat të keq përforcon perceptimin që luhet me sakrificën e demokratëve duke i shitur më pas tek Rama, siç për fat të keq janë “lëshuar” shumë kauza dhe janë hedhur tej shumë bashkëpunëtorë!

Politika konstruktive nuk është shitja e opozitës, por opozita e forte, pa kompromise personale. Gjithçka për interes të qytetarëve është politikë konstruktive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Natyrisht as që mendohet ta votoj!”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?