Deputeti shqiptar në Beograd, Kamberi: Nuk e garanton dot Serbia stabilitetin e Ballkanit

Shqiptari i vetëm në parlamentin serb, deputeti Shuaip Kamberi thotë se nuk është Serbia ajo që garanton stabilitetin e rajonit. Për të është prezenca e NATO-s gjithandej që nuk do ta lejojë një Serbi të Vuçiç apo të dikujt tjetër, që të destabilizojë Ballkanin.

”Serbia e cila pavarësisht se është nostalgjike ndaj Rusisë, pavarësisht interesave strategjike me Rusinë, e ka të vështirë të marrë anën e lindjes, ndërkohë që investimet e saj, në masën më të madhe, varen nga investimet e BE.

Nëse Serbia do të merrte një përkrahje të drejtpërdrejtë ndaj Rusisë, mund të jetë një bazament që Moska mund ta përdorte për të destabilizuar Ballkanin. Megjithatë, situata nuk është kaq e thjeshtë, pavarësisht nostalgjive historike që kanë me Rusinë. Serbia është shumë e varur nga Perëndimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo është e rrethuar nga NATO dhe nuk është Serbia ajo që garanton stabilitetin rajonal, është prezenca e NATO gjithandej që nuk do ta lejojë një Serbi të Vuçiç apo të dikujt tjetër që të destabilizojë Ballkanin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?