Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deputeti shqiptar në Suedi: Të rinjtë e Shqipërisë, garantët e së ardhmes europiane të saj

Aktualitet E premte, 30 Prill 2021 10:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Flet deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani “Të rinjtë e Shqipërisë, garantët e së ardhmes europiane të saj”

Intervistoi: Shaban Sulçe

Mund t'ju interesojë

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Para 8 orësh
Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Para 8 orësh
Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Para 8 orësh

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani shprehet se vizioni i Shqipërisë për në BE është një projekt i sigurt. Në një intervistë ai thotë se i takon klasës politike shqiptare të përshpejtojë afatet për ta bërë më të shpejtë këtë proces. Dibrani flet dhe për marrëdhëniet mes dy Shqipërisë dhe Suedisë.

Swiss Digital

Në 17 shtator të vitit 2014 Adnand Dibrani u rizgjodh për herë të dytë deputet i Parlamentit të Suedisë. Ndërkohë në vitin 2010 ai u zgjodh deputeti i parë shqiptar i këtij Parlamenti. Cilët ishin fillimet e karrierës tuaj politike?

Si një 16- vjeçar jam përfshirë në politikë, në atë kohë isha pjesë e Forumit Rinor të Socialdemokratëve. Nuk e dija se çfarë më priste në politikë, por duke qenë një i ri  kam pasur dëshirë të ecja përpara për të kontribuar dhe zhvilluar vendin ku unë jetoja që quhet Varberg. Pas disa vitesh angazhim në forumin rinor, në moshën 25- vjeçare më erdhi ftesa dhe besimi nga  Partia Socialdemokrate, drejtuesit e së cilës më pyetën dhe më kërkuan që të përfshihesha në listën për deputet të kësaj partie, në zgjedhjet parlamentare që do zhvilloheshin në vitin 2010. U ndjeva shumë i vlerësuar nga besimi që mu dha dhe pranova të kandidoj. Kur erdhën zgjedhjet arrita një rezultat befasues duke marrë më shumë vota se çdo kandidat tjetër. Ky ishte një rezultat i pabesueshëm si për mua dhe për partinë time. Jam ndjerë shumë i gëzuar për zgjedhjen time si deputet në Parlamentin e Suedisë në vitin 2010 dhe të njëjtën ndjesi përjetova dhe në 2014 kur u zgjodha deputet për herë të dytë.

Sot ndodheni në kampingun që organizon Lëvizja Rinore për Integrim. Cilët janë përshtypjet tuaja për këtë kamping?

Super, energjia është fantastike ndihem shumë mirë, kur takoj të rinj, të cilët duan të zhvillojnë vendin e tyre, duan të ecin përpara, kjo është e ardhmja e Shqipërisë. Jam këtu për të inkurajuar të rinjtë e LRI-së, për t’ju dhënë ide dhe nxitur për të vazhduar këtë rrugë që kanë nisur dhe për të ecur përpara. U kam thënë të rinjve se kur Adnand Dibrani shkoi në Suedi si refugjat dhe në moshën  25- vjeçare u zgjodh deputet, ju të rinjtë mund të arrini shumë gjëra në Shqipëri dhe i keni të gjitha mundësitë të realizoni një të ardhme të shkëlqyer për veten dhe vendin tuaj. Mësoni prej njëri- tjetrit, gëzoni që jeni këtu, merrni këtë energji pozitive prej këtu dhe kur të ktheheni në qytetet tuaja punoni dhe kontribuoni për zhvillimin  e qyteteve tuaja.

Si i shikoni marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Suedisë dhe prespektivën e zhvillimit të tyre në të ardhmen?

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Suedisë kanë qenë shumë të mira në të kaluarën  dhe janë bërë gjithnjë e më të mira edhe në të tashmen. Kryeministri z.Edi Rama ka vizituar Suedinë.  Kryetari i Parlamentit z.Ilir Meta ka vizituar Suedinë. Ilir Meta ka shumë miq në Parlamentin e Suedisë, ka mik shumë të afërt kryetarin e grupit socialdemokrat në Parlamentin e Suedisë. Mund të them që marrëdhëniet midis Suedisë dhe Shqipërisë nuk kanë qenë më të mira se sa sot. Suedia e mbështet, inkurajon dhe është e angazhuar për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit Europian .

Si e shikoni rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian?

Kjo është diçka që do ndodhë, është e sigurt dhe e pashmangshme, por pyetja që vjen nga të gjithë është: Kur? Ndodhitë që kanë përfshirë BE-në kohët e fundit i kanë shfokusuar politikat për zgjerimin e shpejtë. Siç dihet problem i refugjatëve kryesisht nga Siria ka marrë vëmendjen dhe energjinë kryesore të BE dhe momentalisht BE është e angazhuar me zgjidhjen e këtij problemi. Anëtarësimi i shpejtë i Bullgarisë, Rumanisë e vendeve të tjera ka bërë që BE të ndjekë një politikë më të matur dhe më të ngadaltë për zgjerimin. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk besoj se do jetë i shpejtë dhe i cunguar, e sigurt që ky anëtarësim do të jetë i plotë dhe do të vijë në kohën e duhur, atëherë kur dhe Shqipëria të përmbush të gjitha reformat e kërkuara.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 8 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 8 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 10 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 13 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 9 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 8 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

7 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 8 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

8 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.