Deputeti shqiptar reciton himnin kombëtar në mes të Parlamentit serb

Sot në Parlamentin serb po flitet për nismën ”Ballkani i Hapur”, deputeti shqiptar Shaip Kamberi i është drejtuar sërish kryeministres Ana Brnabic, me kërkesën për përdorimin publik dhe zyrtar të simbolit kombëtar Shqiptar. ”Në fund të fundit angazhimin tonë të pandalshëm për identitetin dhe simbolet na e obligojnë edhe rreshtat e himnit tonë”.

”Republika e Serbisë po vazhdon të mbetet vendi i vetëm në rajon i cili me ligj, i pamundëson pakicave kombëtare që të përdorin lirshëm simbolet e tyre nëse janë identike me simbolet e shteteve të tjera. Sesa është në Serbi shkalla e mosdurueshmërisë ndaj simbolit kombëtar shqiptar, na ka treguar edhe sjellja e huliganëve, të cilët kanë hequr flamurin shqiptar në vende të shumta në Beograd ku ishte i vendosur si pjesë e protokollit shtetëror për vizitën e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Huliganët janë kryerësit e drejtpërdrejtë të këtij akti vandal, por duhet të theksohet që ata janë produkt i diskursit i cili mbështet dhe ushqen stereotipet antishqiptare, armiqësinë dhe hasmërinë ndaj tyre”.

Shefi i Grupit Parlamentar “Lugina e Bashkuar”, ka deklaruar se nuk do të ketë nënshtrim kundrejt urrejtjes së hapur dhe paragjykimeve ndaj shqiptarëve dhe ndaj gjithçkaje që lidhet me shqiptarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?