Deputeti Spahia: Qytetarët reaguan kundër institucioneve të kapura, protestat do të përshkallëzohen

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia thotë se protestat në vend do të vijojnë të përshkallëzohen, duke i cilësuar ato si pjesë e një lëvizjeje më të gjerë qytetare kundër qeverisë. Sipas tij, protesta e fundit kishte një simbolikë të fortë për Partinë Demokratike dhe opozitarizmin në Shqipëri, duke qenë pjesë e valës së protestave të nisura me synimin për largimin nga pushteti të qeverisë së Edi Ramës.

”Ajo e djeshmja ishte një protestë me një simbolikë të fortë për Partinë Demokratike dhe për opozitarizmin në Shqipëri. Në fakt, është në vazhdën e asaj vale protestash që ka iniciuar tashmë Partia Demokratike dhe opozita shqiptare me synimin final për të larguar nga qeverisja Edi Ramën”,-tha Spahia në ”A2Cnn”.

Për të ndryshimi i formave të protestës tregon se qytetarëve u është lënë më shumë hapësirë për të shprehur reagimin e tyre ndaj institucioneve. ”Ju la në dorë qytetarëve shqiptarë të reagonin, të tregonin prezencën e tyre, reagimin e tyre karshi institucioneve të cilat i konsiderojnë të kapura tashmë nga krimi i organizuar dhe mafia në pushtet”,-deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai theksoi gjithashtu simbolikën e datës 22 mars, duke e lidhur me vlera historike dhe demokratike që, sipas tij, mbeten thelbësore për opozitën. ”Ishte një simbolikë e fortë edhe për faktin se u zhvillua me datën 22 mars, një datë historike që evokon vlerat dhe parimet të cilat opozita shqiptare i ka të shenjta”,-u shpreh Spahia. Ai bën thirrje për reagim më të gjerë qytetar në mbrojtje të institucioneve demokratike dhe dinjitetit personal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?