Deputeti Sula u tregon ministreve dy shishe me vaj: Zhvlerësimi i vajit të ullirit. Boll folët për samitin

Në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, deputeti i PD-së Dashnor Sula kishte me vete dy shishe, një me vaj ulliri dhe tjera me vaj kikuriku. Sula kritikoi njësimin e vajit të ullirit me vajin e kikirikut, duke u zhvlerësuar kështu puna e fermerëve në disa zona të vendit. Deputeti Sula shprehet se ministrja e Bujqësisë dhe e Financave duhet të merren me këtë dhe jo me samitin e BE-së.

”Të jeni të sigurt që fshatarët, po heqin të zinjtë e ullirit duke prodhuar vaj ulliri, çmimi do shkojë pas 2 muajsh çmimin e naftës që ka vendosur bordi juaj.

Vaji i kikirikut është baraz me atë të ullirit. Po ju them që vetëm mbrëmë që isha në një fabrikë shikoni radhën e njerëzve, brenda një fabrikë vaji. Por a e dini që sot, duhet 20 mijë lekë për një punëtor të shkundë ullirin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Imagjinoni që shitet vetëm me 350 lekë të vjetra. A e dini çfarë mundi është? Zonja ministre, si do i bëhet halli? A duhen shqiptarët të punojnë në këto lloj gjendje? Zbrisni nga makinat boll folët për BE-në që do vijë këtu. Meqë është kryeministri nesër atje për këtë gjë të lobojë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?