Deputetja Açka: Duhet një PD e re që jep llogari, e shkëputur nga Berisha

Deputetja e PD-së së vulës, Flutura Açka të cilës Lulzim Basha i ka deleguar kompetencën e krytares së grupit parlamentar, thotë se të ardhmen e partisë e sheh të ndarë nga Sali Berisha.

“Në 14 maj krahasur me 2021 kemi shumë shqiptarë që nuk votuan. A ka një përgjegjësi politika për këtë pjesë të shqiptarëve që nuk do ta kthejë kokën te politika. Duhet një PD e re jo me gjuhë shantazhi, e shkëputur nga Berisha. Një PD që jep llogari”,-tha ajo.

Ndalur tek gabimet më të mëdha të PD, Açka përmendi tragjedinë e Gërdecit për të cilën ende nuk ka fajtor si dhe protestën e 21 janarit. Nga tani e tutje Açka tha se PD duhet të jetë transparente dhe të japë llogari.

SHKARKO APP