Deputetja Caka: Rama urdhëroi rrahjen e studentëve

Nga Silvi Caka/

(Deputete e LSI)

Kryeministri që urdhëron rrahjen e studentëve natën, na del ditën dhe flet për platforma studentësh!?

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk e di me cilën fytyrë del ende dhe flet për platforma dhe dialog me studentët, kur ti e tregove shumë mirë se ç’lloj qasjeje ke ndaj tyre!

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministër poliformë që mishëron çdo shpërfaqje të të keqes:
– ti që u vendos qytetarëve taksa për rrugët e rrugët nuk ua mirëmban, duke i lënë të vdesin nga ngrica e dëbora;
– ti që u “fale” familjeve në ndihmë ekonomike dekodera dhe pak muaj më vonë, i hoqe nga skema e ndihmës ekonomike, pikërisht për faktin që ishin të pajisur me dekodera “luksi”;
– ti që natën çon Policinë e Shtetit t’i rrahë studentët dhe ditën del e flet për platforma?!?!?!

Ti bën shumë të këqija natën dhe ditën përgjërohesh e lëshon lotë krokodili!

Ti je forma më e keqe e qeverisjes! Ti je i urryeshëm, i neveritshëm, i pështirë!

Unë nuk kam aspak ndërmend të të bëj thirrje ndërgjegjësuese që të ndalosh sulmet ndaj studentëve, se ashtu ndihesh i fuqishëm ti e çoç të duket vetja; unë do rri e do shikoj, pasi kam bindjen që dita kur do të varesh me kokën poshtë në mes të sheshit e do të pështyhesh si Mussolini, nuk do të jetë e largët!

Kam bindjen që ata që do të të varin e do të të pështyjnë, do të jenë pikërisht studentët!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?