Deputetja e LSI: Ministri grek nxori mashtrimin e Bushatit. Çështja çame nuk është diskutuar

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj akuzoi sot ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati se ka mashtruar opinionin lidhur me diskutimet me Greqinë. Në komisionet parlamentare, ministri Bushatit tha se me ministrin grek ka diskutuar dhe për çështjen çamë.

Ndërkohë, ministri grek Niko Kotsias deklaroi sot për mediat greke se çështja çame nuk ka qenë fare pjesë e bisedimeve Greqi-Shqipëri.

Deklarata e deputetes Kejdi Mehmetaj:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Arroganca nuk mund të fshehë gënjeshtrat e ministrit Bushati! Sjella arrogante e Ministrit Bushati sot në Komision me çduket ka patur për qëllim të kamuflojë të pavërtetat që tha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që Bushati foli për diskutime lidhur me çështjen Çame dhe theksoi se po gjenden zgjidhje për pronat e tyre, Ministri Grek Kotzias thekson se asnjë diskutim nuk është bërë mbi këtë çështje.

Çdo iniciativë që shërben për të forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë është e mirëpritur dhe vlen të përshëndetet, por kur nga qveria serviren gënjeshtra të gjithë fillojmë të dyshojmë.

Megjithatë nuk duhet të habitemi ? Kjo qeveri gënjeshtrën e ka kthyer në institucion!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?