Deputetja e LSI, Veliajt: U takove me banorët e Unazës apo me punonjësit e bashkisë?

Ditën e sotme kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi zhvillimin e një takimit me që preken nga projekti i Unazës së Re.

Por deputetja e LSI, Floida Kërpaçi, e cilëson këtë takim si një shfaqje të panevojshme. Në një koment në Facebook, Kërpaçi thotë se Veliaj u takua me punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe jo me banorët që protestojnë prej më shumë se 20 ditësh kundër shembjes së banesave të tyre.

“Aman o Erion Veliaj, na i trego pak kush janë këta banorët që kanë ardh në takim me ty? Se vetëm ty dhe punonjësit e tu po shohim! Kryetari i Bashkisë Tiranë bëhet pjesë e cirkut vrasës të Edi Ramës së rilindjes se krimit”,- shkruan Floida Kërpaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?