Deputetja e PD dorëzon në Kuvend peticionin për plazhet publike. Ja çfarë ndryshimesh kërkohen në legjislacion

Deputetja e PD Flutura Açka ka folur sot në lidhje me një peticion të firmosur nga qytetarët shqiptarë në lidhje me plazhet publike.

Peticioni do të depozitohet në Kuvend dhe opozita do të kërkojë amendime ligjore në lidhje me plazhet publike në vend.

“Të paktën këtë vit pjesa më e madhe e plazheve shqipare kanë qenë pothuajse të okupuara me çadra të zbrazura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do kërkojmë amendime e ndryshime të ligjit. Vendosëm ta bëjmë në vjeshtë që të përfundonte sezoni turistik e mos përplasnim dhe idetë gjatë sezonit turistik. 80% e plazheve janë të okupuara e shqiptarët nuk kanë akses për t’u futur në disa prej tyre. Iniciativa për ta privatizuar plazhet duket dikur ndihmon e rregullon turizmin por e ka dëmtuar. Dhe bizneset vetë e kanë vuajtur barrën e pagesave të detyrueshme të plazheve. Ky është një peticion i gjerë që ka marë miratimin e shumë shqiptarëve”, tha Açka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?