Deputetja e PD i çon ”sms” Ramës pas protestës
Orjola Pampuri falenderon pjesëmarrësit në protestën e organizuar nga opozita këtë të shtunë në Bulevardin qendror të Tiranës. Deputetja e PD, i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Rama, pas përfundimit të protestës.
Përmes një statusi në facebook, Pampuri i drejtohet Ramës t’u japë fund intrigave sepse sot PD dëshmoi se janë shumë dhe janë më të bashkuar kundër qeverisë së narkoshtetit.
”Kryeminister, këta janë qytetarët, të cilët nga sot të thanë të gjithë në një zë; mjaft intrigave, varfërisë, papunësisë, dhe qëndresës së paskrupullt të kësaj qeverie të bandave e trafikut. Ne jemi shumë, e sot ti e kuptove që nuk mund të rrish më me narkoshtetin tënd, nëse ne të gjithë nuk të duam”, shkruan Pampuri, e cila sot kishte përfaqësuar banorët e Kavajës dhe Rrogozhinës.
KOHA JONË SONDAZH

