Deputetja e PD: Kryetari që përdorte zyrën si motel ka marrë 110 milionë euro tenderime!
Nuk ndalojnë akuzat nga opozita për Safet Gjicin, ish-kryebashkiaku i Kukësit.
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa deklaroi në parlament se korrupsioni ne Shqipëri, sipas KLSH, i ka sjelle dëme Shqipërisë vetëm me prokurime publike rreth 120 milionë dollarë.
“Vetëm ai, kryetari i Bashkisë që përdorte zyrën si dhomë moteli, ka marrë 110 milionë euro tendera. Dhe për keto tendera nuk foli njeri deri sa i plasi skandali”, tha Zhupa.
“Sipas raporteve 54 për qind e procedurave te tenderave janë me shkelje”, tha deputetja e PD.
Burime nga SPAK tregojnë se Safet Gjici po hetohet plotësisht, jo vetëm për ngarjen e bërë publike, por edhe për pasurinë e tij dhjetra milionë euro si dhe për tenderat që ka marrë nga buxheti i shtetit në shuma të mëdha, afër 110 milionë euro.